I dënuar më 18 ditë burg, ndërron jetë 63-vjeçari. Shfaqi probleme shëndetësore në komisariat

Policia e Durrësit bën të ditur se ka ndërruar jetë në spital një 63-vjeçar i cili ishte i dënuar me 18 ditë burg. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai ka shfaqur probleme shëndetësore në komisariatin e Durrësit, ku pritej të transferohej në IEVP e Lushnjes.

Burimi: Newsmax

20.02.2026. 19:46

NJOFTIMI ZYRTAR

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në Spitalin e Durrësit, ka ndërruar jetë shtetasi M. G., 63 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.

Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për  sqarimin e plotë të rrethanave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)