Prokuroria e Elbasanit bën më dije se ka nisur hetimet në lidhje me situatën e krijuar një ditë më parë në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, ku rrëshqitja e rrugës çoi në bllokimin e rrugës në drejtim të juglindjes së vendit dhe anasjelltas.
Sipas burimeve, procedimi penal është regjistruar për “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “shkatërrim i rrugës” dhe “ndotje e ajrit, ujit apo tokës”, ndaj kompanisë që po kryen punimet.
Hetimet po fokusohen në mënyrën se si janë kryer ndërhyrjet në zonë dhe nëse janë respektuar kushtet e lejes për shfrytëzim.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të verifikuar dokumentacionin teknik dhe administrativ, përfshirë koordinatat e miratuara të ndërhyrjes, afatet e punimeve, si dhe sasinë e materialeve të nxjerra.
Prokuroria thekson se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)