Shfrytëzonin një vajzë të huaj për prostitucion, kapen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi dy të rinj që shfrytëzonin për prostitucion një vajzë azere.

22.02.2026. 13:51

Shfrytëzonin një vajzë të huaj për prostitucion, kapen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase të huaj.

Në kuadër të operacionit “Network 3”, u bë i mundur arrestimi në kushtet e flagrancës të shtetasve R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas hetimeve dy shtetasit shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)