Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Peshkopi–Maqellarë, në afërsi të fshatit Dovolan, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar dy të plagosur.
Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë një mjet tip “Golf” dhe një “Land Rover”. Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve, shtetasit Vilson Murra dhe Fezulla Keta, kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Dibrës për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se drejtuesi i mjetit “Land Rover”, Fezulla Keta, ka humbur kontrollin e automjetit gjatë lëvizjes, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me mjetin tip “Golf”. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që njëri prej automjeteve të dalë jashtë rruge.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 4 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 6 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
18:26 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
17:52 9 h më parë26.02.2026.
AutoriMinistri Vengu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se në muajin prill nis linja e prodhimit të dronëve taktikë, ndërsa janë hapur rekrutimet për 12 inxhinierë që do të trajnohen në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
17:17 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një burrë 49 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ra nga çatia e shtëpisë së tij në Grudë të Re.
16:51 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një shtetas gjerman është gjetur pa jetë në Fier, teksa kishte ardhur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët.
16:11 11 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)