Tre shtetas shqiptarë, 37, 38 dhe 40 vjeç, janë arrestuar në Itali si pjesë e një operacioni të karabinierëve kundër bandave të vjedhësve.
Operacioni u shtri në zonat Corsico, Buccinasco dhe Trezzano sul Naviglio, ndërsa hetimet lidhen me disa vjedhje të ndodhura në provincën e Vicenzës në fund të qershorit 2025.
Sipas hetimeve, tre të dyshuarit kanë kryer vjedhje në magazina dhe kompani në Vicentina dhe Villaverla. Ata dyshohet se kanë marrë para në cash, çeqe, pajisje elektronike, verë dhe shampanjë të shtrenjtë, duke shkaktuar dëme me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Nga kontrolli në një garazh të përdorur si bazë në Trezzano sul Naviglio, policia gjeti rreth 53 mijë euro, mbi 2 mijë dollarë, ora të shtrenjta, bizhuteri, 23.5 kg argjend, targa të klonuara, 63 fishekë dhe një armë të tipit 9×21, e vjedhur më parë në Arezzo.
Të tre u dërguan në burgun Carcere di San Vittore. Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet theksojnë se personat konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)