Arrestohet në Tiranë 32-vjeçari i dënuar në Itali me rreth 9 vite burg

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes strukturave shqiptare dhe atyre italiane.

10.03.2026. 14:43

Policia e Shtetit bëri të ditur se arrestimi u realizua gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale me homologët italianë, përmes specialistëve të Interpol Tiranës.

Në pranga u vu shtetasi Bledar Barsan, 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali.

Sipas autoriteteve, gjykata italiane e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale të plagosjes, kundërshtimit të punonjësit të Policisë dhe vjedhjes, sipas legjislacionit penal italian.

Pas lokalizimit dhe arrestimit në kryeqytet, ndaj tij u krye arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)