Kapet me 30 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet shtetasi grek

Sipas burimeve zyrtare, një shtetas grek është ndaluar gjatë kontrollit në kufi, pasi në automjetin e tij u zbulua një sasi prej rreth 30 kilogramësh kanabis.

26.03.2026. 09:09

Kapet me 30 kg kanabis në Kapshticë, arrestohet shtetasi grek

Një operacion i përbashkët mes Policisë së Korçës dhe Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në pikën kufitare të Kapshticës.

Sipas burimeve zyrtare, një shtetas grek është ndaluar gjatë kontrollit në kufi, pasi në automjetin e tij u zbulua një sasi prej rreth 30 kilogramësh kanabis. Dyshohet se droga ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar posaçërisht në mjet, me qëllim shmangien e kontrolleve.

Nga hetimet paraprake rezulton se lënda narkotike ishte siguruar në territorin shqiptar dhe synohej të trafikohej drejt Greqisë. Pas zbulimit të saj, policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të drejtuesit të automjetit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal, si pjesë e një rrjeti të mundshëm të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)