Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burg shtetasin Marin Leka, i shpallur fajtor për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, lidhur me zgjedhjet e vitit 2025.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Leka i ka kërkuar shtetasit Muharrem Toska kartën e identitetit, duke i premtuar një shumë prej 50 mijë lekësh, me qëllim për të votuar në favor të Partisë Demokratike e Shqipërisë.
Çështja u shqyrtua me procedurë të shkurtuar, ku trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka vendosi fillimisht dënimin me 1 vit e 9 muaj burg. Në zbatim të ligjit, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u konvertuar përfundimisht në 1 vit e 2 muaj heqje lirie.
Gjykata vendosi që dënimi të nisë nga momenti i arrestimit ose ndalimit të të pandehurit. Po ashtu, u urdhërua asgjësimi i provave materiale, përfshirë një CD me regjistrime të bisedave mes Lekës dhe Toskës, pasi vendimi të marrë formë të prerë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)