Një i moshuar është gjendur pajetë në ambientet e shtëpisë së tij, mëngjesin e së enjtes në Bulgarec të Korçës.
Pas verifikimeve të kryera, efektivët e policisë kanë gjetur shenja në trupin e 78 vjeçarit Gezim Vija, çka ngre dyshime se i moshuari mund të jetë dhunuar me sende të forta.
Paraprakisht ka nisur një hetim për vrasje, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar banesën ku u gjet viktima dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Raportohet se po merren në pyetje komshinjtë dhe të afërmit e viktimës për të krijuar një pistë që mund të çojë në identifikimin e autorit.
Ende po bëhet këqyrja paraprake, ndërsa më e detajuar do të bëhet në morgun e spitalit të Korçës nga ekspertët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)