I dënuar për drogë dhe armëmbajtje, kapet në Divjakë i kërkuari

Policia e Divjakës ka vënë në pranga një shtetas, i dënuar me burg për drogë dhe armëmbajtje.

03.04.2026. 08:57

I dënuar për drogë dhe armëmbajtje, kapet në Divjakë i kërkuari

Policia e Divjakës ka vënë në pranga një 33 vjeçar, i dënuar me burg për dy vepra penale.

Efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin D.S., i cili rezulton i dënuar me 4 vjet burg për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Nga ky dënim i dhënë nga Gjykata e Korçës, shtetasit D.S. i kanë mbetur dhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë burg të kryer.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)