Tre të rinj, mes të cilëve edhe një i mitur, janë arrestuar nga policia në Dimal, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në territorin e qytetit.
Prokuroria e Beratit ka kryer hetime disa mujore me metoda proaktive duke dokumentuar veprimtarinë e grupit, nga mënyra si siguronin lëndën narkotike deri tek ndarja në doza dhe më pas shitja.
“Në kuadër të operacionit “Dimali 3” u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit, konkretisht: “Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç; “Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, bën me dije policia.
Po ashtu janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi. Ata janë shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)