Farat e kanabisit gati për shitje, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

Policia e Durrësit ka ndaluar një 55-vjeçar duke e arrestuar në flagrancë, teksa ishte gati për të shitur 1 mijë fara kanabisi.

23.04.2026. 11:51

Farat e kanabisit gati për shitje, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

Policia e Durrësit ka ndaluar një 55-vjeçar duke e arrestuar në flagrancë, teksa ishte gati për të shitur 1 mijë fara kanabisi.

NJOFTIMI I PLOTE

Posedonte me qëllim shitjen, mbi 1000 fara Cannabisi, kapet në flagrancë duke i transportuar me automjet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.   

Sekuestrohen farat dhe automjeti. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi farash Cannabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Durrësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues autorin e dyshuar, shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa (në total 1045 fara), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)