Atentati në Shkozë, shpallen në kërkim dy vëllezër, pezullohet polici i plagosur dhe arrestohet 'shënjestra'
Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, Aldo dhe Ali Lika, të dyshuar si autorë të tentativës së vrasjes ndaj 31-vjeçarit. Gjatë të shtënave me armë zjarri, plumbat kanë plagosur aksidentalisht në këmbë efektivin Anxhelo Kumaraku, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur pas mesnate në zonën e Shkozës, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku. Sipas hetimeve paraprake, shënjestra e sulmit ka qenë fqinji i tij, Kejdi Spaja, i cili ndodhej në shoqërinë e efektivit në momentin e ngjarjes.
Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, Aldo dhe Ali Lika, të dyshuar si autorë të tentativës së vrasjes ndaj 31-vjeçarit. Gjatë të shtënave me armë zjarri, plumbat kanë plagosur aksidentalisht në këmbë efektivin Kumaraku, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të hetimeve, policia arrestoi edhe Kejdi Spajën, pasi rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas dëshmisë së efektivit të plagosur, ai nuk kishte raportuar shkeljen e masës nga fqinji i tij, me të cilin kishte njohje të hershme që nga fëmijëria.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, (vëllezër). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit A. K. dhe L. D. Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit", sqaron policia.
Në momentin e atentatit efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku ishte i shoqëruar nga fqinj i tij, Klejdi Spaja, person ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Hetuesit dyshojnë se objektivi i sulmit ka qenë 31-vjeçari dhe jo efektivi.
Në momentin e incidentit efektivi Anxhelo Kumaraku ka qenë jashtë shërbimit. Sipas burimeve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.
Pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Anxhelo Kumarakut, ndërsa ndaj tij ka nisur hetim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për shkelje të rëndë disiplinore.
"Ndaj punonjësit të Policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë", informon policia.
Burime hetimore bëjnë me dije se atentati ndodhi në një rrugicë pranë banesës së Spajës, ku ai dhe efektivi po lëviznin së bashku, pavarësisht masës së sigurisë që ndalonte 31-vjeçarin të dilte nga banesa.
Ndërkohë, rezulton se Kejdi Spaja nuk ishte emër i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar edhe në janar të këtij viti nga forcat “Shqiponja” në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë, pasi u kap me armë zjarri pa leje.
Në atë kohë iu sekuestruan një pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në hetim u vu edhe drejtuesi i automjetit tip “Audi” ku udhëtonte Spaja, për moskallëzim krimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
Sipas hetimeve, autorët krijonin faqe të rreme online dhe dërgonin SMS me linqe mashtruese, duke i nxitur qytetarët të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Më pas, këto të dhëna përdoreshin për përfitime të paligjshme financiare.
Për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha qeveria Rama ka sabotuar marrëveshjen e detit. I pyetur për vizitën e ministrit të Mbrojtjes, Nikos Dendias, Berisha tha se Greqia ka shpallur 12 miljet e saj detare.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e kësaj të hëne ka folur për kohën televizive që ka opozita në ekranet shqiptare. Ai akuzon qeverinë se po e censuron opozitën.
Objektivi i shpërthimit me eksploziv që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkozë, ishte një market në pronësi të babait të vëllezërve Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të atentatit të 18 majit ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.
Kontrollet në burgjet e vendit vijojnë me rigorozitet, duke zbuluar sende që nuk lejohen në ambientet e vuajtjes së dënimit. Së fundmi, në gjatë kontrollit në burgun e Shkodrës, në lavanderi dhe në dushe janë gjetur të fshehur telefonë.
Me një fond prej 2.5 miliardë lekësh, programi parashikon mbështetje direkte për blegtorinë, bletarinë, fermat organike dhe sipërfaqet e mbjella, si edhe grante për modernizimin e fermave dhe agrobizneseve.
Komente (0)