Bardhi: Balluku përballë drejtësisë, shumë shpejt edhe Balla në të njëjtën situatë

Kritika të ashpra edhe për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar Shabanin si një karagjoz që provokon deputetët në Kuvend.

18.12.2025. 14:09

Bardhi: Balluku përballë drejtësisë, shumë shpejt edhe Balla në të njëjtën situatë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ashpërsuar akuzat ndaj mazhorancës gjatë një komunikimi për mediat, pas zhvillimeve të tensionuara në Kuvend. Bardhi deklaroi se nuk ka ndërmend të komentojë deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të cilin e cilësoi si “ushtar të Suel Çelës”.

Sipas tij, zv/kryeministrja Belinda Balluku pritet që shumë shpejt të përballet me drejtësinë, ndërsa paralajmëroi se edhe Taulant Balla do të ndodhet në të njëjtën situatë. “Deklaratat e ushtarit të Suel Çelës nuk i komentoj. Balluku do të jetë përballë nesh si e pandehur dhe shumë shpejt edhe Balla do të ulet në të njëjtën karrige,” u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se Balla “ngre kartonë jeshilë për çunat e Dubait”. Sipas tij veprimet e opozitës në Kuvend nuk lidhen me protesta politike, por me atë që e cilësoi si nevojë të qytetarëve për rrëzimin e regjimit. Bardhi bëri të ditur se grupi i këshilltarëve ligjorë të PD-së po përgatit një kërkesë, e cila pritet të depozitohet në Gjykatën Kushtetuese.

Në deklaratën e tij, Bardhi kritikoi ashpër edhe betimin e Avokatit të ri të Popullit, duke e cilësuar procesin dhe sjelljen e tij si të papranueshme. “Nga sot nuk kemi një Avokat të Popullit, por një karagjoz që provokon deputetët,” tha Bardhi, që ia atribuoi përgjegjësinë kryesore kryeministrit Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)