Presidenti liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO

Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, presidenti Begaj dekretoi lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni.

19.12.2025. 16:28

Presidenti liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar së fundmi lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident, Ilir Gjoni.

Dekreti mban numrin 497 dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ilir Gjoni ishte emëruar në këtë detyrë prej shtatorit të vitit 2023. Ai ka shërbyer më herët dhe si ministër i Mbrojtjes.

Kërkesa për lirimin nga detyra të ambasadorit në NATO është bërë nga kryeministri Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)