Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me fermerët, në kuadër të hapjes së një kapitulli të ri për bujqësinë shqiptare dhe përafrimin e saj me atë të BE, në kuadër të procesit të anëtarësimit në union.
“Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, hapet një fazë të re për bujqësinë shqiptare, me kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian”, shkruante kryeministri para nisjes së takimit.
Kreu i qeverisë u shpreh mes të tjerash, se kontrata për bujqësinë është më e vështira në negociatat për anëtarësim dhe këtë gjë e ka vërtetuar dhe eksperienca e vendeve të tjera.
“Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian.
Por unë besoj shumë te ju dhe të gjithë ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot një dekadë më parë ishin aty te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë ka më besim se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Janë të natyrave të ndryshme por në thelb kanë të bëjnë me vullnetin për të bërë sukses sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pak më parë. Numri I fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 5600. Sot është 67 500.
Nuk bëhet fjalë për mbështetje simbolike, por mbështetje që peshon në portofolin e fermës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti njerëzish që ia kishin dalë deri aty dhe deificiti tregtar ishte një katastrofë unikale në rajon se në Evropë nuk po bëjmë krahasime për çdo euro të eksportuar ne importonim 9 euro në ushqim. Ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro dhe dificiti është ulur nga 1 me 9 në 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë drejt 1 me 2”, tha Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)