Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj do të zbresin sot në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për një protestë kombëtare, të thirrur nga kryetari Sali Berisha për të shprehur revoltën ndaj qeverisë Rama, pas zbulimit të dhjetëra aferave korruptive, kryesisht me hetimin e SPAK për zv/kryeministren Belinda Balluku.
Për t’i paraprirë çdo incidenti të mundshëm gjatë këtij tubimit, pritet që në terren të dislokohen rreth 1400 forca policie, ndërsa dhjetëra rrugë do të bllokohen në kryeqytet.
Edhe Kryeministria ka marrë masat e saj, teksa dyert dhe dritaret e institucionit janë blinduar me formacione metalike prej disa ditësh, duke i paraprirë edhe protestës së të shtunës që u zhvillua nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.
Ndërkohë, teksa kanë mbetur edhe tre orë nga nisja e protestës së PD, autoritetet kanë ndërhyrë për të mbrojtur edhe zbukurimet e vendosura përreth Kryeministrisë në kuadër të festave të fundvitit.
Pamjet e fundit të objektivit të LSA tregojnë se punonjës të Bashkisë së Tiranës janë angazhuar për të zhvendosur pemën e vitit të ri që ishte pozicionuar pranë Kryeministrisë, por edhe pajisje të tjera ndriçuese.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)