“Qeveri teknike të shpëtojmë Shqipërinë”, thirrja e Flamur Nokës: Nuk nënshtrohemi

Akuza qeverisë për paaftësi në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe për lidhje me krimin, duke veçuar çështjen e biznesmenit, Ergys Agasi.

23.12.2025. 21:58

“Qeveri teknike të shpëtojmë Shqipërinë”, thirrja e Flamur Nokës: Nuk nënshtrohemi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kërkon krijimin e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira për qytetarët shqiptarë. Në një reagim në rrjetet sociale, Noka theksoi se revolta qytetare po merr vrull dhe opozita ka dhënë një paralajmërim ndaj qeverisë aktuale. “Dje treguam se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit dhe uniformave të tyre.

Revolta qytetare po merr vrull dhe opozita e dha një paralajmërim,” shkruan Noka. Ai akuzoi qeverinë Rama për paaftësi në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe për lidhje me krimin, duke veçuar çështjen e biznesmenit, Ergys Agasi: “Është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin”. Sipas Nokës, një qeveri teknike do të ishte zgjidhja për të “shpëtuar Shqipërinë” dhe për të mundësuar një proces demokratik të pastër.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)