“Foltorja 2” e kreut të Partisë Demokratikes, Sali Berisha është ndalur këtë të premte në zonën e Manzës.
Përpara mbështetësve të tij, Berisha rikujtoi atë që ai e cilëson përpjekje të mazhorancës për të zhdukur opozitën, teksa shtoi se Rama qëndron në pushtet me zgjedhje të vjedhura.
Sipas Berisha, opozita ka të gjithë të drejtën e ligjit dhe të Zotit për të larguar këtë mazhorancë nga pushteti.
“Jemi e dyta parti në Europë që mbeti pas 30 e ca viteve. Edhe ne kemi bërë gabime, por i kemi njohur ata, kemi qëndruar tokësorë, kemi pranuar dhe korrigjuar gabimet. Nuk po bëj histori, por nëse ne erdhëm 12 vite opozitë e shtypur dhe diskriminuar nga qeveria, e vërteta është se edhe me padrejtësi të mëdha ndërkombëtare ndaj nesh, shqiptarët prap na mbajnë në krye dhe ne do i mbajmë në krye. Ata besojnë se ne do t’i shpëtojmë nga kjo qeveri dhe ky regjim. Rama nuk ka legjitimitet me zgjedhje të vjedhura. Sot çdo ditë dhe çdo natë kemi të drejtën e ligjit dhe Kushtetutës, të drejtën e Zotit të përballemi me ta dhe t’i përzëmë nga pushteti”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)