Shqipëria në 2025: Sukseset dhe sfidat, mes rritjes së ekonomisë dhe problemeve me demokracinë

Viti 2025 për Shqipërinë shënoi një kombinim të rezultateve pozitive ekonomike dhe sfidave të rëndësishme në sferat e sundimit të ligjit dhe besimit publik, duke kaluar nga suksesi i padiskutuar i kombëtares shqiptare. Ndërsa vendi vazhdoi të forcojë rritjen ekonomike dhe progresin në integrim.

01.01.2026. 21:03

Shqipëria në 2025: Sukseset dhe sfidat, mes rritjes së ekonomisë dhe problemeve me demokracinë

Viti 2025 për Shqipërinë shënoi një kombinim të rezultateve pozitive ekonomike dhe sfidave të rëndësishme në sferat e sundimit të ligjit dhe besimit publik, duke kaluar nga suksesi i padiskutuar I kombëtares shqiptare. Ndërsa vendi vazhdoi të forcojë rritjen ekonomike dhe progresin në procesin e integrimit evropian, shqetësimet mbi funksionimin e demokracisë si pasojë e zgjedhjeve dhe perceptimet për korrupsionin mbeten tema thelbësore të debatit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Rritja Ekonomike

Shqipëriarenditet ndër vendet me një nga rritjet më të shpejta ekonomike në Evropë, me plus 3.5% të PBB (GDP) për vitin 2025. FMN vlerëson se kombinimi i politikave fiskale dhe monetare dhe ulja e borxhit publik kanë ofruar një bazë solide për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Inflacioni është mbajtur nën kontroll ndërkohë që turistët dhe konsumimi i brendshëm kontribuojnë në performancën pozitive të ekonomisë. 

Raportet e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor konfirmojnë trendet e rritjes ekonomike, ku Shqipëria parashikohet të mbajë ritme pozitive krahas vendeve të tjera të rajonit. Sektori i shërbimeve dhe turizmi luajnë një rol kyç në këtë progres, me këtë të fundit që shënoi rritje sërish pas bumit të vitit 2024 me mbi 10 milionë turistë, duke hequr nga sirtari I sukseseve shërbimin, si pikë e dobët e një Shqipërie turistike dhe miklritëse.

Integrimi Evropian dhe Imazhi Ndërkombëtar

Një pikë tjetër e rëndësishme në vitin 2025 ka qenë avancimi i Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vlerësoi se vendi ka ruajtur një nivel të lartë të përafrimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke nënvizuar angazhimin politik për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. 

Në një moment historik për vendin, Shqipëria hapi në 2025 bisedimet për të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit, me shpresë ambicioze për t’I mbyllur ato deri në vitin 2027.

Gjithashtu, Shqipëria mirëpriti Samitin ei 6-të të Komunitetit Politik Europian cili u organizua në Tiranë në maj 2025, duke sjellë reth 45 shtete pjesëmarrëse dhe duke rritur profilin diplomatik të vendit në arenën europiane.

Ëndrra Amerikane

Viti 2025 është një nga vitet më historike për futbollin shqiptar. Fitorja në Leskovc ndaj Serbisë dhe kualifikimi në ndeshjet play-off për pjesëmarrjen, për herë të parë, në një Kampionat Botëror përbëjnë arritjen më të madhe sportive të Shqipërisë, e bërë akoma më kuptimplotë nga fakti që në këtë sukses ndodhet paralelisht edhe Kosova, me të njëjtin objektiv. Tashmë, mbetet që ky moment historik të konfirmohet në vitin 2026, ku duhet të mposhtim dy kundërshtarë në fazën play-off, duke nisur me Poloninë në muajin mars, për ta çuar më tej këtë hap gjigant dhe për t’i dhuruar shqiptarëve kudo një mbidozë krenarie për ngjyrat kuqezi.

Korrupsioni dhe Zgjedhjet Jo të Barabarta

Megjithë progresin në ekonomi dhe integrim, problematikat në fushën e sundimit të ligjit dhe korrupsionit mbeten shqetësuese për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Raportet e organizatave ndërkombëtare tregojnë se korrupsioni është një fenomen i vazhdueshëm që kërcënon besimin publik dhe efikasitetin e institucioneve.

Në të njëjtën kohë, OSBE-ODIHR shkroi në shtator një raport që Shqipëria nuk do të donte ta kishte për zgjedhjet e 11 Majit. Pavarësisht rezultatit të thellë, zgjedhjet sipas arbitrit ndërkombëtar ishin jo të barabarta për shkak të përdorimit të aseteve të pushtetit në shërbim të fushatës. Që prej krijimit të qeverisë, për shkak të këtoj raporti, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe situata politike është e acaruar, me parlamentin që herë pas here kthehet në arenë sfidash fizike.

SPAK si Krenari dhe Siklet për Shqipërinë

SPAK është shndërruar njëkohësisht në një burim krenarie kombëtare dhe në një pasqyrë të dhimbshme për Shqipërinë e vitit 2025. Nga njëra anë, lufta pa kompromis ndaj korrupsionit të nivelit të lartë ka prodhuar një moment historik. Hetimet dhe goditjet mbi figura të rëndësishme të pushtetit si çështjet që përfshijnë keyebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe skandalin e AKSHI-t, dëshmojnë për një drejtësi që nuk ndalet më në pragun e të fuqishmëve dhe që po vendos një standard të ri llogaridhënieje institucionale.

Nga ana tjetër, pikërisht këto dosje ekspozojnë një realitet shqetësues. Një shtet ku korrupsioni ka depërtuar thellë në administratë, ku klientelizmi dhe interesat e errëta kanë ndikuar në vendimmarrjen publike dhe ku, ashtu siç zbuloi brutalisht dosja e AKSHI-t, struktura të tëra shtetërore mund të bien në duart e individëve dhe rrjeteve të lidhura, duke dëmtuar rëndë besimin qytetar dhe reputacionin e vendit. Në këtë kuptim, SPAK është një sukses i madh i reformës në drejtësi, por edhe një kujtesë e fortë se sa thellë ka qenë, dhe ende është, problemi që po përpiqet të pastrohet.

Zgjedhja e Klodian Brahos si drejtues I SPAK, nuk pritet ta ndryshojë asgjë nga qasja e ashpër e paraardhësit të tij në raport me goditjen e korrupsionit dhe ky është një lajm I keq për klasë politike, dhe ndoshta një lajm I mirë për Shqipërinë, megjithëse viti 2026 pritet të përfundojë dashurinë mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)