Zjarri përfshin tregun e “5 Majit” në Tiranë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur mbrëmjen e së enjtes në tregun e zonës së “5 Majit” në Tiranë.
19:33 23 min më parë08.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ende opozita nuk ka vendosur mbi datën se kur do të mbahet protesta e radhës, por tha se të premten në takimin e frontit të gjerë opozitar do të diskutohet strategjia për t'u përballur me atë që e cilëson si regjimin e Ramaduros.
E premtja e 9 janarit do të jetë një ditë vendimtare për Partinë Demokratike, pasi do të vendoset për vijimin e aksionit opozitar dhe për një datë të mundshme për mbajtjen e protestës së radhës kombëtare.
Këtë e konfirmoi kreu i selisë blu, Sali Berisha në një dalje për mediat, duke sqaruar se të premten partitë opozitare e shoqëria civile do të ulen në një tryezë të përbashkët për të përcaktuar qëndrimet dhe veprimet që do të ndërmerren ndaj qeverisë Rama.
“Ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit dhe vendosur së bashku mbi qëndrimet dhe protestat që do të ndërmarrim në vazhdim. Data e protestës do të përcaktohet nga kjo tryezë. Asnjë datë nuk është përcaktuar. Ka një datë që ditën e premte do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës, shoqërisë civile dhe faktorëve të rëndësishëm shoqëror, ku do të përcaktohet edhe data, edhe qëndrimet në vazhdim ndaj Ramaduros dhe qëndrimet ndaj tij. Pra ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit dhe vendosur së bashku mbi qëndrimet, protestat që do të ndërmarrim në vazhdim. Datën do të jetë ajo tryezë që do e përcaktojë se, kur do të mblidhet protesta”, tha Berisha.
Përcaktimi i së premtes si dita për takimin e frontit opozitar u bë nga Berisha vetëm 24 orë pasi i ftoi partitë e vogla, pa dallim bindjesh politike që të bashkohen në një front të gjerë për t’i dhënë një goditje të fundit qeverisë aktuale.
“Do ftojmë të gjitha partitë. Është koha të krijojmë një front të gjerë opozitës që forcat opozitare politike të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe dhe t’i japin goditjen e fundit narko-regjimit. Data e radhës do të përcaktohet por ka shumë mundësi që të mbahet para datës 20 shkurt. Konsultimet nisin sot. Ne nuk heqim dorë, strategjia jonë është protesta. Ne nuk heqim dorë, strategjia jonë është protesta. Ndaj dhe i them edhe njëherë jep dorëheqjen menjëherë. Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike. Pra, jep dorëheqjen”, deklaroi Berisha ditën e djeshme.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur mbrëmjen e së enjtes në tregun e zonës së “5 Majit” në Tiranë.
19:33 23 min më parë08.01.2026.
Autori
Mund të përdoret Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, i cili është një instrument i veçantë për t'u përgjigjur në raste emergjencash.
18:40 1 h më parë08.01.2026.
Autori
Një fuoristradë me tre persona brenda ka mbetur e bllokuar prej orësh mes dëborës së dendur në aksin malor Kukur-Rovje në Gramsh.
18:25 1 h më parë08.01.2026.
Autori
Ekipet në terren janë të angazhuara për të siguruar reagim të shpejtë dhe shërbim të pandërprerë ndaj çdo emergjence, që mund të ndodhë për shkak të kushteve të motit.
18:15 1 h më parë08.01.2026.
Autori
Përmbytjet e mëdha që kanë goditur Durrësin kanë shkaktuar revoltë mes qytetarëve, të cilët mbrëmjen e sotme dolën në protestë duke akuzuar institucionet për neglizhencë dhe korrupsion.
18:15 1 h më parë08.01.2026.
Autori
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn gjatë takimeve me kreun e SPAK Klodian Braho dhe atë të BKH-së, Jon Keta theksoi mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio se SHBA do të përballet me kartelet e drogës kudo që ndodhen.
17:56 2 h më parë08.01.2026.
Autori
Më tepër se 1,000 familje rezultojnë të prekura dhe 250 hektarë tokë gjenden nën pushtetin e ujit që ka pushtuar qytetin bregdetar.
17:43 2 h më parë08.01.2026.
Autori
Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren, ministrja Koçiu: Jeta e qytetarëve është prioritet.
17:28 2 h më parë08.01.2026.
Autori
Monitorim nga afër i situatës së krijuar në Shqipëri dhe thirrje për të bërë kujdes në rrugë.
16:45 3 h më parë08.01.2026.
Autori
Komente (0)