Berisha në tryezën e opozitës: Narkoshteti shqiptar, rrezik për Europën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur këtë të premte tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, ku kanë munguar krerët e partive të vogla, Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj si dhe përfaqësues të PDIU

09.01.2026. 11:45

Berisha në tryezën e opozitës: Narkoshteti shqiptar, rrezik për Europën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur këtë të premte tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, ku kanë munguar krerët e partive të vogla, Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj si dhe përfaqësues të PDIU.

Ai tha se narkoshteti shqiptar është kthyer sot në rrezik për Europën. 

"Asnjë vend, asnjë komb tjetër ndoshta në Europë, se në Amerikën Latine e kanë provuar, nuk kanë provuar si shqiptarët se sa toksike është paraja e drogës, paraja e karteleve. Se sa shkatërrimtare është për ligjin, për demokracinë, për jetën, për ekonominë e një vendi kjo para.Dhe sot ne përfundojmë një vend aleat i NATO-s, rrezik për Europën.


Ai tha më tej se tre ministra të Brendshëm u larguan nga Ergys Agasi, që për Berishën është njeriu më i afërt i Edi Ramës.

"Kush ishte Ergys Agasi? Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës. Njeriu më i afërt. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano.Pra, ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë në një rrezik për Europën. Imagjinoni ju se çfarë është ky regjim për qytetarët e vet. Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit. Ka shndërrruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Europë.
Ky vend ka sot treguesin e ndërtimit 300 përqind më të lartë se mesatarja e BE. Çmimet janë stratosferike, ndërtimet nuk kanë të ndalur. Imagjinoni ku po shkon vendi ynë", vijoi Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)