Borë deri 40 cm, akse të bllokuara dhe mungesë energjie në Dibër
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në Dibër. Raportohen rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona.
09:31 9 h më parë11.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria duhet të adresojë problematikat në drejtësi në në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Sipas Ramës, ekspertë francezë do të ndihmojnë në diskutimet për Kodin Penal.
“Nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në podcastin e së dielës në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë vizitës në Francë u takua me ministrin e drejtësisë me të cilin diskutoi për pjesëmarrjen e një grupi ekspertësh në diskutimet për problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe të draftit të ri të Kodit Penal.
“Gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi”, tha Rama.
Për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve, rruga që të çon në malin e Dajtit është bllokuar thuajse plotësisht nga trafiku kilometrik.
18:06 25 min më parë11.01.2026.
AutoriNjë apartament i përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar në qytetin e Sarandës.
17:29 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Ngricat do të nisin javën që vjen, teksa IGJEUM parashikon që të hënën temperaturat do të jenë nga -10 gradë Celcius më e ulëta në zonat malore deri në 5 gradë Celsius më e larta në vendet e ulëta dhe bregdet.
16:50 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.
16:38 1 h më parë11.01.2026.
Autori
Një i mitur në qytetin e Durrësit do të procedohet penalisht pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Ai humbi kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar.
16:25 2 h më parë11.01.2026.
Autori
Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar "Skema" ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërki dy të therë, të cilët i kanë marrë një personi 40 mijë euro duke e mashtruar nëpërmjet komunikimeve në një aplikacion si të njohur të tijët.
15:10 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Ka nisur në Ferras të Fierit procesi i verifikimit të dëmeve nga përmbytjet. Të dhënat e para flasin për 120 banesa të dëmtuara në shkallë të ndryshme.
14:56 3 h më parë11.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për sistemin e drejtësisë.
14:15 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Në të gjithë vendin, prej shtatorit ka nisur zyrtarisht fushata e vaksinimit antigrip. Deri tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 238 mijë qytetarë.
14:07 4 h më parë11.01.2026.
Autori
Komente (0)