“Edi Rama po ecën drejt një grushti shteti”, Berisha: Në 24 janar të rrëzojmë këtë regjim të kalbur

Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të sfidojë drejtësinë. Në protestën e përjavshme para Kryeministrisë, kreu i demokratëve ftoi qytetarët të bashkohen në tubimin kombëtar të 24 janarit.

12.01.2026. 18:56

“Edi Rama po ecën drejt një grushti shteti”, Berisha: Në 24 janar të rrëzojmë këtë regjim të kalbur

Sali Berisha e shfytëzoi Foltoren e radhës përballë Kryeministrisë për të bërë thirrje ndaj qytetarëve që të bashkohen në Tiranë në 24 janar në protestën kombëtare të opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kreu i demokratëve përsëriti akuzat ndaj të kryeministrit se po përpiqet të bllokojë sistemin e drejtësisë për të mbrojtur atë që ai e quajti regjim të kalbur nga korrupsioni dhe mashtrimi.

“Kemi një regjim të turpshëm përballë, të dekompozuar. Regjimin që kudo që ta prekësh vjell vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ky regjim mbahet në këmbë me mashtrime, propagandë, trillime. Ky regjim pret që ne t’i japim ndëshkimin që meriton. Edi Rama po ecën drejt grushtit të shtetit, drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë. Ai po sfidon shqiptarët përditë duke u nxjerrë maskën e tij Lubinë duke u thënë që ne nuk pyesim për ju. Edhe në mënyrë absolute nuk do ju pyesim. Do kesh fatin që meriton. Në 24 janar t’i japim mesazhet e qarta Edi Ramës, hiq dorë nga shkelja e ligjit dhe kushtetutës, ndryshe do të nxjerrim jashtë ligjit.

Ftoj qytetarët të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, vizionin e tyre, shpirtin e pamposhtur të popullit opozitar. Këto ditë që na ndajnë është jetike që secilin prej nesh të ulet dhe të bisedojë me çdo qytetar pavarësisht bindjeve, të bashkohemi, të bisedojmë me çdo intelektuale, të dalë nga konformizimi. Të bëjmë gjithçka për një fron opozitar për të rrëzuar diktaturën e kleptokratit. Të rinjtë të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre të shenjtë, hyjnor. Gjenerata e tyre po përmbys diktatura dhe të bëjnë çdo gjë për të larguar këtë regjim armiqësor ndaj shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)