“Kemi dalë në betejë”, Berisha: Rama ende në pushtet sepse nuk i kemi dhënë drurin që meriton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Lezha ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen misionit të opozitës për të rrëzuar regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

13.01.2026. 19:03

“Kemi dalë në betejë”, Berisha: Rama ende në pushtet sepse nuk i kemi dhënë drurin që meriton

Nga Lezha, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti thirrjen drejtuar çdo shqiptari dhe demokrati që të bashkohet në atë që ai e quan në misionin e opozitës për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

“Ky 35 vjetor është një kushtrim të përmbushim misionin tonë. Kemi dalë në fushë-betejë. Kemi qartësuar për cdo shqiptar se armiku i vullnetit të tyre është Rama. Ai ka zero legjitimitet, ka grabitur mandatet. Çdo ditë që ai qëndron qëndron se opozita nuk i ka dhënë drurin që meriton. Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet, ai rrëzohet. Sot Trump iu tha iranianëve pushtoni institucionet tuaja, sepse xhelatët e Teheranit vranë mbi 2000 civilë.  Ne besojmë në votën e lirë, në pushtetin në rrugë paqësore. Ne nuk i drejtohemi dhunës”, tha kreu i PD.

Sipas Berisha, Rama ka vjedhur miliona euro gjatë qeverisjes së tij dhe tashmë ka dalë dhe po sfidon drejtësinë.

Kreu i demokratëve paralajmëroi kryeministrin se nëse do të vijojë me përpjekjet e tij për të bllokuar drejtësinë të hetojë aferat e qeverisë, do të ketë fatin e Enver Hoxhës.

“Secili prej jush është i aftë të bëjë zap 100 hajdutë të këtij pushteti, kudo që është. Kështu janë këta, ia mbathin si minjtë. Nuk ka hajdut më të madh se Edi Rama, Taulant Balla, Lubi Balluku. Nuk kanë të krahasuar. Ne i kemi denoncuar për çdo vjedhje. Tani na del fytyra e Edi Ramës dhe nuk njeh vendimet. Thotë se do mbrojë Lindat e tij dhe thotë se iu kam vjedhur e do t’iu vjedh. I them nga Lezha, se po bllokove drejtësinë do të kesh fatin e babait tënd shpirtëror Enver Hoxhës. Kemi fituar në të gjitha rastet kur kemi dalë në shesh me moton “Ja vdekje, ja liri”. Kur themi këtë nuk ka forcë që na mposht. Ky është misioni që na thërret. Po tejkalohen limitet”, deklaroi Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)