Avokatët e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie në një konferencë për mediat janë shprehur se ish presidenti është në kushte paraburgimi që kalojnë standardet ligjore, teksa prej 4 muajsh që çështja ka kaluar në gjykatë, nuk është arritur të bëhet asnjë seancë.
Sakaq, vetë Meta përmes një letre të lexuar nga Tedi Blushi ka zbuluar dhe pasurinë e tij.
"Lidhur me akuzat Cez-Dia dua të theksoj se kjo çështje është hetuar dy herë dhe asnjëherë nuk është përmendur emri im aty. Po kështu çështja Cez-Dia është e vetmja çështje ku shteti shqiptar nuk ka dalë me humbje, por me fitim, pasi dëmi për shtetin shqiptar ka qenë rreth 1 milionë euro, ndërkohë që shtetasit Kastriot Ismaili i janë sekuestruar 4 milionë euro në vitin 2014. Po kështu, dëshmitë e z.Hesek në Prokurorinë e Tiranës janë tregojnë qartë sesi është përzgjedhur DIA. Po kështu janë të qarta edhe referencat amerikane që ka paraqitur DIA, për të fituar besimin e bordit. Lidhur me akuzën për lobimet dua t’ju siguroj se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që Ilir Meta të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan. Ne do të publikojmë kontratën dhe letëporositë, për të zbuluar të vërtetën. Lidhur me çështjen e pasurisë, dua të theksoj se akuzat e prokurorëve janë të pavërteta dhe të bazuara në falsifikim. Vajza ka siguruar ekspertizën financiare që vërteton se pasuritë e mia gjatë këtyre viteve (1995-2023) janë 87 milionë lekë të reja. Ky hetim ndaj meje ka rezultat të qartë, 0 qindarkë e paligjshme nga unë dhe 0 metër katror e paligjshme. Nëse keni dyshime, mund të vini t’ju jap sqarime në burgun 313. Edhe në Rusi lejohet që të intervisohen politikanët e burgosur, prandaj nuk përbën asnjë lloj problem', thuhet në atë letër.
Ndërsa avokati i tij tha se Metës nuk po i jepet mundësia të komunikojë me qytetarët. "Meta ndodhet në një izolim total. Atij nuk i jepet mundësia që të komunikojë me qytetarët, kolegët, bashkëpunëtorët. Gjithsesi kjo është ana politike. Problemi është që hetimet kanë përfunduar që në 4 gusht të vitit 2025. Ndërkohë Meta ndodhet ende në seancë paraprake. Jemi plotë 4 muaj e gjysmë dhe nuk kemi nisur seancën paraprake. Është një shkelje shumë e rëndë e ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Drejtësia është kthyer në një drejtësi inkuizitore. Ilir Metën e sulmuan nga të gjitha anët, e bënë edhe spiun të sigurimit të shtetit, por nuk ja dolën dot. Pastaj e burgosën. Ne kërkojmë standardin minimal të një shteti të së drejtës. Balta që është hedhur mbi Metën ka qenë mbi pasurinë e tij, sepse llumi s’kanë lënë gjë të dirigjuar ndaj Metës. Por faktet dhe provat na flasin ndryshe. Tani na ngelet t’u themi njerëzve se ai ministri juaj Ilir Meta, ka qenë vetëm një patriot i ndershëm", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)