Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 1 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Me premtimin për më shumë fonde nga Bashkimi Evropian dhe një buxhet shtetëror që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Divjakë në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare 2026.
Me premtimin për më shumë fonde nga Bashkimi Evropian dhe një buxhet shtetëror që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Divjakë në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare 2026, duke vënë theksin te nevoja për përgatitje, bashkëpunim dhe aktivizim të pushtetit vendor.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se financimi i bujqësisë nuk duhet parë vetëm përmes buxhetit të shtetit, por si një zinxhir mundësish më të gjera.
“Ne jemi mësuar t’i referohemi buxhetit të shtetit, por ai është vetëm një komponent. Sot në Shqipëri paratë nuk janë problem, problemi është mungesa e informacionit dhe përgatitjes për t’i thithur ato”, tha kryeministri.
Ai shtoi se fondet nga BE do të rriten, por kërkoi angazhim më të madh për t’i përfituar ato.
“Fonde nga BE do të kemi më shumë, por duhet të jemi të aftë që t’i thithim. Kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro, që mund të shkojnë edhe në 1 miliard, nëse konsumohen.”
Rama u ndal edhe te roli i bashkive, duke kërkuar më shumë bashkëpunim me fermerët.
“Kryetarët e bashkive duhet të jenë më aktivë. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për agro-përpunim, mekanikë apo investime të tjera që i shërbejnë zonave bujqësore”, theksoi ai.
Sipas kryeministrit, kreditë me garanci shtetërore dhe interesa të ulëta janë një tjetër mundësi konkrete për të nxitur zhvillimin e sektorit bujqësor.
Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me një ngjarje të rëndë në Bulqizë, ku një 58-vjeçar është vënë në pranga pasi plagosi me thikë djalin e tij 29-vjeçar.
12:00 1 h më parë30.01.2026.
Autori
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të enjten në provincën e Cuneos, në veri të Italisë, duke lënë pas dy viktima dhe tre persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin Savigliano me Vottignasco, në zonën Gorra.
10:44 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka komentuar nga Tirana zhvillimet e fundit lidhur me çështjen “Balluku”, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë pa ndërhyrje politike dhe se lufta kundër korrupsionit duhet të fuqizohet.
10:06 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediat Audiovizive, veçanërisht futjen e nenit 33/1, i cili synon rritjen e transparencës mbi pronësinë e mediave.
09:48 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Në Alpe dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
08:18 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Pas tre ditësh me radhë pritjeje të gjata në kufi, qarkullimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut rikthehet në normalitet.
19:52 17 h më parë29.01.2026.
Autori
Ambasada e SHBA iu kërkon qytetarëve shqiptarë që të respektojnë afatet e vizave në të kundërt do të përballen me pasoja.
19:22 17 h më parë29.01.2026.
Autori
Ervin Salianji ka lëshuar nga Himara akuza të ashpra ndaj liderishipit të PD, i cili sipas tij ka shkatërruar garën në parti.
19:04 17 h më parë29.01.2026.
Autori
Pas një seance maratonë që zgjati rreth gjashtë orë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin e radhës për çështjen penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
18:40 18 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)