Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale dhe për kapje të shtetit. Gjatë një takimi të mbajtur në Tiranë, Berisha pretendoi se vrasja e ndodhur në Rinas është kryer nga “komando të policisë”, me urdhër politik.
Sipas Berishës, kryeministri Rama ka ngritur atë që ai e cilëson si “zyrë krimi” në bashkëpunim me Ergys Agasin, nga ku, sipas tij, janë dhënë urdhra për vrasje, përfshirë edhe atë të Gilmando Danit. “E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama. A mundet një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë dhe SHISH-in të mbajë një zyrë krimi?”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se, sipas tij, Rama ka përvetësuar miliona euro për familjen e tij dhe ka përdorur pushtetin për të shkarkuar e emëruar ministra, duke e quajtur këtë nivel degradimi ekstrem të shtetit.
Me strukturat e PD-së në degët 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha deklaroi se “mandatet i kanë të krimit” dhe akuzoi kryeministrin Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për pasurim përmes vjedhjes së qytetarëve. Ai theksoi se opozita nuk synon pushtetin përmes dhunës, por vetëm me votë, duke garantuar se PD do të fitojë zgjedhjet dhe do të vendosë përgjegjësi ligjore ndaj qeverisë aktuale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)