Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.

05.02.2026. 13:30

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA.

Gjatë takimit me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Spiropali theksoi në një mesazh në rrjetet sociale se "si përfaqësuese e Michiganit, Senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj".

Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Ministrja u takua edhe me Senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar i "Albanian Issues Caucus", që ruan një vëmendje të posaçme për interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan. 

"Shqipëria e konsideron gjithashtu këtë grup miqësie, një partner të besueshëm dhe konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët", shkroi Spiropali.

Ministrja e Jashtme u prit gjithashtu nga Senatori Steve Daines, Kryetar i Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.

Në takim, Spiropali theksoi se "Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë transatlantike, përfshirë mbështetjen dhe angazhimin për objektivin e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s."

"Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, do të jetë një moment domethënës për forcimin e unitetit dhe kohezionit të Aleancës sonë", nënvijëzoi Ministrja.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)