“BE nesër paralajmëron Ramën”, Berisha: Ai ka frikë se Balluku do ta marrë më vete

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama vijon të pengojë drejtësinë për Belinda Ballukun, pasi ajo e ka kërcënuar se do ta marrë me vete. Ai shtoi se kryeministrit do të marrë një paralajmërim gjatë vizitës në Bruksel.

08.02.2026. 13:27

“BE nesër paralajmëron Ramën”, Berisha: Ai ka frikë se Balluku do ta marrë më vete

Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ka frikë se Belinda Balluku do ta marrë me vete, pas reagimit të kryeministrit se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që gjykata të pezullojë nga detyra një anëtar të kabinetit, ku shtoi se beteje për këtë çështje do të vijojë.

Kreu i demokratëve, paralajmëroi se kryeministri do të marrë një paralajmërim të rrezikshëm në Bruksel ditën e nesërme, që dëmton integrimin e vendit, nëse vijon me përpjekjet e tij për të penguar drejtësinë.

Berisha, në mesazhin e tij për ndjekësit në rrjetet sociale, ftoi edhe njëherë qytetarët në protestën kombëtare të 10 shkurtit, për të marrë në dorë fatet e vendit.

“Edi Rama u zotua se ai nuk do të përfillë vendimin e GJK pasi sipas tij nuk ka ndodhur që një ministër të pezullohet nga gjykata. Ky është një mashtrim i madh. Në këtë vendim të GJK ai nuk sheh një goditje për Ballukun, por potencialin për pezullimin e tij si kryehajdut i kombit. Lubi ia ka bërë të qartë se do ta marrë me vete.

Ai kërcënoi dhe Evropën i tha se alternativa e vetme për Shqipërinë në Evropë jemi ne hajdutët. Nesër ai është BE për të komunikuar vendimin në rast se ai pengon drejtësinë. Dhe ky vendim do të jetë i paprecedentë që është marrë nga BE.

Ditën e martë secili prej jush shpreh revoltën për fëmijët e tij, Shqipërinë dhe të ardhmen e këtij vendi. Të marrim fatet në dorë, t’i qëndrojmë Kushtetutës si rruga e vetme për integrimin në BE”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)