Berisha konfirmon protestën kombëtare më 20 shkurt, “Nuk e ndërpresim kryengritjen”

Kreu i Partisë Demokratike njoftoi edhe datën e radhës për bllokimin e bulevardit përpara Kryeministrisë.

14.02.2026. 14:24

Berisha konfirmon protestën kombëtare më 20 shkurt, “Nuk e ndërpresim kryengritjen”

Vetëm pak ditë pas protestës kombëtare të 10 shkurtit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi edhe datën e radhës për bllokimin e bulevardit. Opozita do të zbresë sërish në sheshin përpara Kryeministrisë në datën 20 shkurt.

Gjashtë bashkëbisedimit me qytetarët, lideri i PD-së theksoi se opozita do të fitojë në momentin kur qytetarët do të vendosin të bllokojnë rrugën në institucionin kryesor të qeverisë.

“Pa e rrëzuar narkoshtetin, nuk e ndërpresim kryengritjen tonë. Ideja juaj që të mos largohemi nga sheshi është absolutisht më e drejta. Faza përfundimtare e fitores tonë është momenti kur qytetarët do të vendosin”, deklaroi Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)