Data 19 shkurt do ta gjejë Edi Ramën në Uashington, me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump. Në podcastin “FLASIM”, shefi i qeverisë e konfirmoi se në Kryeministri ka mbërritur ftesa nga Shtëpia e Bardhë dhe Rama bëri me dije se do të jetë i pranishëm në ceremoninë e themelimit zyrtar të kësaj organizate, të iniciuar nga Trump.
pjesëmarrja në këtë iniciativë përfaqëson një nivel të lartë angazhimi në diskutimet mbi të ardhmen e paqes dhe rolin e Shqipërisë në çështjet globale.
“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar, se, se, se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi”, tha Rama.
Më tej Rama sqaroi edhe njëherë se për Shqipërinë angazhimi në këtë nismë të SHBA-ve tregon për rolin që vendi ynë do të luajë në çështjet globale, ndërsa mohoi sërish zërat për pagesën prej 1 miliardë dollarësh, që u përfol se vendet pjesëmarrëse do të paguanin.
“Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, u shpreh Rama.
Trump nënshkroi dokumente në Davos, Zvicër, më 23 janar duke themeluar Bordin e Paqes. Krijimi i bordit u miratua nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si pjesë e planit të Trump për Gazën. Ndërsa fuqitë rajonale të Lindjes së Mesme, përfshirë Turqinë, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Katarin, si dhe vendet e mëdha në zhvillim si Indonezia, i janë bashkuar bordit, fuqitë globale dhe aleatët tradicionalë perëndimorë të SHBA-së kanë qenë më të kujdesshëm.
Kujtojmë se zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se në mbledhjen e parë në Uashington, Presidenti Donald Trump do të shpallë një plan rindërtimi prej disa miliardë dollarësh për Gazën dhe do të detajojë planet për një forcë stabilizimi të autorizuar nga OKB-ja për enklavën palestineze.
Delegacione nga të paktën 20 vende, përfshirë shumë krerë shtetesh, pritet të marrin pjesë në takimin në Uashington D.C., të cilin Trump do ta kryesojë.
Trump nënshkroi dokumente në Davos të Zvicrës më 23 janar duke themeluar Bordin e Paqes. Ndërsa fuqitë rajonale të Lindjes së Mesme, përfshirë Turqinë, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Katarin, si dhe vendet e mëdha në zhvillim si Indonezia, i janë bashkuar bordit, fuqitë globale dhe aleatët tradicionalë perëndimorë të SHBA-së ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)