Vetëm një ditë pasi në mbledhjen e Grupit të PS, kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime ligjore në Nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, në zyrën e Kreut të Kuvendit, Niko Peleshi ka shkuar për takim e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy Van Horn.
Ajo mbërriti në Kryesinë e Kuvendit rreth orës 11:40. Ende është enigmë tema e diskutimeve mes Van Horn dhe kryeparlamentarit Peleshi, por takimi ndodh në një moment delikat.
Në tryezë është propozimi i Ramës për projektligjin e ri që parashikon ndryshime, të cilat e bëjnë të pamundur pezullimin e kryeministrit dhe 6 subjekteve të tjera me vendim gjykate.
Po ashtu në lojë është edhe kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilin Peleshi ka thirrur më 23 shkurt mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)