“Jemi komb pa të ardhme”, Berisha akuzon nga Sukthi: Mbrojnë grabitjet dhe zhytën shqiptarët në varfëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi varfërimin e shqiptarëve, shpopullimin e vendit, uljen drastike të lindjeve dhe aferat korruptive të qeverisë.

18.02.2026. 19:08

“Jemi komb pa të ardhme”, Berisha akuzon nga Sukthi: Mbrojnë grabitjet dhe zhytën shqiptarët në varfëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi nga Sukthi varfërimin e shqiptarëve, shpopullimin e vendit, uljen drastike të lindjeve dhe aferat korruptive të qeverisë. Në turin e Foltores me qytetarët, lideri i demokratëve citoi shifrat alarmante, që sipas tij po e kthejnë Shqipërinë në një vend pa të ardhme.

“Jemi sot në një situatë më kritike se asnjë herë tjetër. Në këto 12 vite, po bëhet viti i 13, shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë pasur kurrë një të keqe si kjo, në kuptimin e zbrazjes, boshatisjes së këtij vendi të bekuar më shumë se në çdo kohë tjetër që nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë që përgjysmuan Europën. Miq, ne vijmë sot si një komb pa të ardhme. Realisht, nuk ka të ardhme kombi që mplaket me shpejtësi të madhe. Nga viti 1990 deri më sot, lindjet në Shqipëri janë ulur 74 përqind”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se rrogat, pensionet dhe ndihmat ekonomike nuk kanë mbajtur ritmin me rritjen e çmimeve. “Çmimi i ushqimeve bazë në Shqipëri është 17% më i lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Kjo ka sjellë zhytjen në varfëri të shqiptarëve. Dhe kjo sjell faktin e trishtë ‘ik bir se këtu nuk ushqehemi dot’. Kjo qeveri ka vjedhur pasuritë tuaja, taksat që ju paguani në çdo gotë uji që pini”, shtoi kreu i PD-së.

Lideri i partisë më të madhe opozitare vijoi akuzat për zv.kryeministren, duke përmendur rastin e dyshuar me 50 milion euro nga projekti i Tunelit të Llogarasë dhe denoncoi: “Si askund tjetër në botë, në vend që të paraqiten para drejtësisë, këta po tentojnë të miratojnë ligje për të mbrojtur grabitjet dhe korrupsionin”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)