Bllokimi i akseve rrugore, reagon Berisha: Rrugën nuk e shembi shiu, por korrupsioni

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të bllokimit të aksit rrugor Dragostunjë-Përrenjas që la të bllokuar mijëra njerëz për orë të tëra. Sipas tij, rrugën e shembi korrupsioni e jo shiu.

22.02.2026. 08:37

Bllokimi i akseve rrugore, reagon Berisha: Rrugën nuk e shembi shiu, por korrupsioni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në disa akse rrugore që lidhin juglindjen e vendit, ku mijëra njerëz e shoferë kanë qëndruar në pritje për orë të tëra, për shkak të bllokimit të rrugës.

Sipas kreut të demokratëve, dëmtimet në këto rrugë nuk u shkaktuan nga reshjet e shiut dhe moti i keq, por nga korrupsioni i qeverisë.

“Qindra e qindra pasagjerë kanë kaluar këtë ditë në makinat e tyre të bllokuara në segmentin e rrugës Dragostunjë-Prrenjas.

Ky bllokim është vepër totale e paligjshmërisë dhe korrupsionit, papërgjegjshmërisë së dy ministrave të Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, të cilat kanë lejuar të ndërhyhet në lum pa modelin e studiuar të domosdoshëm dhe ndërhyrja në lum jo vetëm që ka shkatërruar shtratin e lumit, por ka shkatërruar dhe mbështetjen për rrugën ekzistuese dhe shembjen e saj sot.

Dënoj këtë akt si një akt shumë të rëndë kriminal, për të cilin përgjegjësia absolute kryesore ka Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, natyrisht dhe kompania e cila ka kryer një akt kriminal pa leje, ka ndërhyrë në shtratin e lumit pa asnjë model dhe asnjë leje. Dënoj me forcë këtë veprim dhe heshtjen kriminale”, shprehet Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)