Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha i drejtoi disa pyetje kryeministrit Edi Rama ku i kërkon të bëjë transparencë në lidhje me motivet që atij ju anuluan të gjitha takimet zyrtare gjatë vizitës në Uashington.
Berisha tha se në të gjitha vizitat ku Rama po shkon jashtë vendit po negocion emrin e Belinda Ballukut me kusht që bashkëshortja e tij të mos thirret në SPAK.
Kreu i demokratëve shkon dhe më tej duke thënë se kryeministri Rama nuk ka bërë asgjë në mbështetje të liderëve të UÇK që po gjykohen në Hagë, pavarësisht se trumbeton me të madhe fjalimin e tij në bordin e paqes.
“Pra, cila është arsyeja që t’u refuzua çdo takim që kërkove, qoftë gjatë qendrimit aty, qoftë paraprakisht?
Unë e di që ti nuk do flasësh, por heshtja flet më shumë se sa çdo gjë tjetër në këtë rast. Lidhur me fjalët, po kam një koment.
Dua të garantoj çdo shqiptar, se diplomacia e megafonit nuk i shërben zgjidhjes së problemeve, aq më tepër kur atë e përdor një vend si Shqipëria.
Diplomacia e megafonit, për dramën e madhe që po luhet në Hagë kundër ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, është në vlerësimin tim, aspak e dobishme. Ajo në Strasburg prodhoi efekte të kundërta, por duhet të theksoj në këtë rast se, Edi Rama nuk ka ndërmarrë me diplomacinë konvencionale asnjë edhe një hap të vetëm në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, drejtuesve të luftës, që ndodhen sot me akuza të fabrikuara nga alfa tek omega në zyrat e vëllait, padronit të tij, Vuçiç.
Ndaj dhe ky, nuk e përmend ndonjëherë atë, por na quan idiotë prokurorët, e të tjera me radhë.
Tani, ai foli për rrjetëzimin dhe parkun që do ndërtojë në Durrës, duke shkatërruar dhjetëra e dhjetëra të pronarëve legjitim në qytetin e Durrësit. Mashtrues i madh! E paraqiti si pretekst këtë akt vandal UNESCO-n.
Por mos harroni qytetarë, se ky në Manastir. Në zemër të të Parkut Ndërkombëtar të UNESCO-s, dha leje ndërtimi për Damianin e tij dhe veten e tij. Asgjë nuk ka të bëjë me UNESCO-n ajo. Ka të bëjë me baronët e drogës që duan të investojnë kullat e tyre aty ku do rrënohen shtëpitë.
Së fundmi, për draft, projekt rezolutën. Përsëri, një mashtrim i paskrupullt për përfaqësuesit që do të miratojnë atë rezolutë ishin në Shqipëri dhe sollën mesazhin e prerë, të qartë: Lubi Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe asnjë pengesë drejtësisë.
Ndërkohë që, ky ka 4 ditë nga Uashingtoni dhe rrugës dhe kudo që negocion dorëzimin e Lubisë, me kusht që Linda e tij të mos thirret në Skap.
Por, a do pranojë SPAK një marrveshje të tillë, e cila do shënonte fundin dhe kapitullimin e tij? Unë nuk mund të them. Unë paralajmëroj shqiptarët se ai po bën përpjekjet më të jashtzakonshme për të shitur Belindën për Lindën, dhe kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)