Kreu i demokratëve Sali Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE foli mbi mbledhjen e nesërme të grupit parlamentar socialist lidhur me autorizimin që duhet të japë Kuvendi me kërkesë të SPAK, për zv.kryeministren Belinda Balluku. Ai e quajti PS një organizatë kriminale.
"Ajo është një repart krimi Osman. Ajo parti ka faktuar shqiptarëve që është mater matrix e krimit në Shqipëri. Nuk ka. Ajo parti ka krimin substancën, shpirtin, mendjen e vet. Sepse është ajo parti që ka sjellë këtë situatë, është ajo tolerancë, ajo bashkëfajësi që kanë ata në vjedhje dhe të gjitha, dhe ajo parti nuk është gjë tjetër vetëm parti e krimit. Aty Sara Mile dhe Arkend Balla janë lule çfarë janë ministrat dhe zyrtarët e tjerë të implikuar. Prandaj, unë mendoj se mund ta përdorni fjalën parti, por më shumë se çdo gjë tjetër i shkon fjala organizatë kriminale", tha ai.
Berisha foli dhe mbi protestën e 28 shkurtit.
"Tani, çfarë diskutuam me partnerët tanë, miqtë tanë, thashë edhe njëherë, bëhen sipas rregullit Chatham House dhe nuk mund ta nxjerr në publik. Janë ata që mund të bëjnë një prononcim sepse janë ata faktmbledhës. Kurse sa i përket, ne kemi mbajtur qëndrimin më korrekt ndaj xhamisë, asnjë protestë, asnjë protestues nuk ka kaluar në segmentin nga Ura e Tabakut tek dera e parlamentit. I kemi përjashtuar tërësisht nga veprimtaria protestuese. Por, këta banditë kanë hedhur sasi të pafundme gazi për të revoltuar besimtarët që falnin namazin. Kanë futur me dhjetëra trupa në tarracat e xhamisë. Cili është qëndrimi ynë?
Qëndrimi ynë është ky. A e patë sa hodhën gaz në territorin e PD dhe bomba tymuese? Mirëpo ajo është rruga e derës tonë, nga ajo rrugë ne do hyjmë.Kështu që i garantoj besimtarët se në mënyrë absolute, në territorin karshi xhamisë, PD nuk do zhvillojë asnjë aktivitet proteste. Por natyrisht i garantoj organizatën kriminale se nuk do mund të mbrojnë parlamentin duke u betuar se gjoja po mbrojnë xhaminë. Njerëz të pafe, pa din, pa imam, njerëz që vjedhin qytetarët e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët as me besimin, as me xhaminë, as me kishën, as me teqenë", tha ai për gazetarët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)