Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me rrugët e dëmtuar, disa prej të cilave tashmë kanë izoluar zona të gjera dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
Deklaratës së Ramës se edhe në Portugali ka pasur një situatë të ngjashme, Bardhi iu përgjigj se vendi iberik u godit nga një ciklon, teksa në Shqipëri rrugët po i shkatërron korrupsioni.
“Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.
Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg”, shkruan Bardhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)