Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
Seanca paraprake ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, u finalizua këtë të enjte pas disa seancash të dështuara, radhazi.
Para trupës gjykuese u paraqit edhe Monika Kryemadhi, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose, në alternativë, kthimin e akteve për hetim të mëtejshëm, ndërsa të njëjtën kërkesë kishte paraqitur më herët edhe Meta. Ndërsa nëna e saj Fatime Kryemadhi, si dhe Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes avokatëve kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre.
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
“Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur, 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë”, u shpreh ajo.
Ish-kryetarja e LSI-së deklaroi se po shkon drejt një beteje ligjore shumë domethënëse, ndërsa shtoi se ekspertiza e prokurorisë do të verifikojë mesazhet e saj me kryeministrin Edi Rama, të realizuara në vitin 2014.
“Do i shohim të gjitha, ose si kemi zgjedhur Erion Veliaj kryetar bashkie, ja kemi futur Ilir Metës se donte Blendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, deklaroi Kryemadhi para mediave, duke nënvizuar se është e lumtur që do të dalin këto biseda.
Sakaq, vendimin për kalimin ose jo të çështjes për gjykim gjyqtarja Irena Gjoka, do ta shpallë më 5 mars.
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 4 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 6 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 7 h më parë26.02.2026.
Autori
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
18:26 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
17:41 10 h më parë26.02.2026.
AutoriMinistri Vengu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se në muajin prill nis linja e prodhimit të dronëve taktikë, ndërsa janë hapur rekrutimet për 12 inxhinierë që do të trajnohen në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
17:17 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një burrë 49 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës, pasi ra nga çatia e shtëpisë së tij në Grudë të Re.
16:51 10 h më parë26.02.2026.
Autori
Një shtetas gjerman është gjetur pa jetë në Fier, teksa kishte ardhur në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët.
16:11 11 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)