“Lëvizjet në qeveri, mashtrim”, Berisha: Rama kërkon të shpëtojë lëkurën, dorëhiqu

Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.

26.02.2026. 21:35

“Lëvizjet në qeveri, mashtrim”, Berisha: Rama kërkon të shpëtojë lëkurën, dorëhiqu

Lëvizjet më të fundit në qeveri kanë sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kryedemokrati e cilësoi ndryshimin e kabinetit, si një përpjekje të radhës të kryeministrit Edi Rama për të shpëtuar fytyrën e tij.

Ai shtoi se opozita do të vazhdojë protestat për rrëzimin e Edi Ramës dhe kukullave të tij, ndaj i kërkoi dhe dorëheqjen.

“Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.

Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, shprehet Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)