Betohen para Presidentit ministrat e rinj të qeverisë Rama

Ministrat e rinj të qeverisë Rama janë betuar këtë mëngjes para presidentit të Republikës, Bajram Begaj pasi morën votëbesimin në seancën e djeshme plenare.

06.03.2026. 10:21

Betohen para Presidentit ministrat e rinj të qeverisë Rama

Ministrat e rinj të qeverisë Rama janë betuar këtë mëngjes para presidentit të Republikës, Bajram Begaj pasi morën votëbesimin në seancën e djeshme plenare. 

Belinda Balluku u zvendësua në postin e zv.kryeministres nga Albana Koçiu, e cila la detyrën e ministrit të Brendshëm. Ndërsa në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u zvendësua nga vartësi i saj, Enea Karakaçi.

Ministrat e rinj janë:

Ferit Hoxha -Ish-ambasador i Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, tashmë pjesë e kabinetit qeveritar. Hoxha ka shërbyer gjithashtu si ambasador jo-rezident i Shqipërisë në Kubë.

Erjona Ismaili – Deputete e qarkut të Vlorës, e zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dhe ish-zëdhënëse e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Enea Karakaci – Ekspert i fushës së energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i OSHEE Group që nga qershori 2023.

Ermal Nufi – Aktualisht Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Toni Gogu kalon në krye të Minsitrisë së Drejtësisë, ndërsa Besfort Lamallari kthehet në krye të ministrisë së Brendshme. Nga qeveria largohen Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)