Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Barazimi i Milanit ndaj Sasuolos dhe humbja e Napolit në Udine u shfrytëzuan në mënyrë perfekte nga Interi, me zikaltërit që marrin kreun e Serisë A pas një fitoreje 1-2 të arritur në Xhenova.
Interi u rikthye në vendin e parë të renditjes së Serisë A pas një fitoreje të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Genoas, duke përfituar nga hapat fals të rivalëve direktë për titull, Milanit dhe Napolit. Zikaltërit zhvilluan një ndeshje të kontrolluar dhe treguan pjekuri në momentet kyçe për të marrë tre pikë me shumë vlerë.
Skuadra e Chivu-s e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 6-të, kur mbrojtësi Yann Bisseck realizoi golin e parë të tij në Serie A me një goditje nga distanca, që u ndal në rrjetë pas një gabimi të portierit Nicola Leali. Interi dominoi zotërimin e topit duke mos i lejuar Genoas të krijonte raste të rrezikshme në pjesën e parë.
Epërsia u dyfishua shtatë minuta para pushimit, kur Lautaro Martínez tregoi klasin e tij individual. Sulmuesi argjentinas kaloi disa kundërshtarë brenda zonës dhe shënoi me të majtën, duke i dhënë Interit avantazhin 2-0 në fund të 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, Genoa tentoi të reagojë dhe gjeti golin me Vitinhën në minutën e 69-të, pas goditjes së parë në kuadrat për vendasit. Ky gol solli emocion në minutat e fundit, por Interi menaxhoi me qetësi presionin dhe mbrojti rezultatin.
Kjo ishte fitorja e pestë e Interit në gjashtë ndeshjet e fundit jashtë fushe, ndërsa Genoa mbetet pa fitore ndaj Nerazzurrëve në 13 përballjet e fundit në Serie A dhe zbret në vendin e 16-të, vetëm dy pikë mbi zonën e rrezikut
Ngjarja e pazakontë e la mesfushorin kuqezi në aeroportin e Milanos, klubi turk e pret në Stamboll për të mbyllur kontratën e huazimit.
09:49 59 min më parë30.01.2026.
Autori
Procesi i përgatitjes për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hyrë në fazën vendimtare, teksa Komisioni i Verifikimit ka përmbyllur shqyrtimin e kandidaturave dhe delegatëve për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.
19:02 15 h më parë29.01.2026.
Autori
Partizani ka arritur marrëveshje me nigerianin David Fadairo për forcimin e sulmit në pjesën e mbetur të sezonit.
18:08 16 h më parë29.01.2026.
Autori
Maldini shqiptar nuk do të jetë më në organikën e Arsenalit. Ekipi londinez e ka transferuar 20 vjeçarin në Ligën e dytë.
16:34 18 h më parë29.01.2026.
Autori
Mesfushori i Inter pritet të udhëtojë prej mbrëmjes së sotme drejt Stambollit, për të vulosur huazimin te gjigandët turq.
14:53 19 h më parë29.01.2026.
Autori
Thuajse në çdo edicion të Lojërave ka tentativa sabotimi, shkatërrimi të infrastrukturave kritike apo mashtrimi online.
12:30 22 h më parë29.01.2026.
Autori
Momenti më fantastik që mund të ofrojë futbolli: Të mundësh Realin duke u kualifikuar në Champions në sekondat e fundit, falë një heroi të pazakontë.
10:53 23 h më parë29.01.2026.
Autori
Transferimi do të realizohet me formulën e huazimit me të drejtë blerje, mungojnë vetëm disa detaje burokratike mes zikaltërve dhe klubit nga Stambolli.
10:28 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Pas përfundimit të fazës së grupeve, përcaktohen alternativat për çiftet e mundshme që do të luajnë për një vend në 1/8.
09:19 1 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)