Ndërron jetë “Picasso i futbollit”, fitoi 2 herë Kupën e Kampionëve

Futbolli britanik është në zi pas ndarjes nga jeta të John Robertson, ish-mesfushorit skocez dhe një prej figurave më ikonike në historinë e Nottingham Forest.

Burimi: Sportmediaset

25.12.2025. 17:48

Ndërron jetë “Picasso i futbollit”, fitoi 2 herë Kupën e Kampionëve

Futbolli britanik është në zi pas ndarjes nga jeta të John Robertson, ish-mesfushorit skocez dhe një prej figurave më ikonike në historinë e Nottingham Forest. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Premier League, i cili e përshkroi Robertson si një lojtar me “talent të pashoq, përulësi të rrallë dhe përkushtim të palëkundur ndaj Nottingham Forest”.

I lindur në vitin 1953, Robertson ishte një nga protagonistët kryesorë të “përrallës” së Forest, skuadër që fitoi për dy sezone radhazi Kupën e Kampionëve të Europës në vitet 1979 dhe 1980. Ai konsiderohet një legjendë absolute nga tifozët, të cilët në një sondazh të fundit e votuan si lojtarin më të dashur dhe më përfaqësues në historinë e klubit.

Gjatë periudhës së artë 1978–1980, Nottingham Forest fitoi Premier League, Charity Shield, Kupën e Ligës dhe Superkupën e UEFA-s. Trajneri legjendar Brian Clough e quajti Robertson “Picasso i futbollit”, për saktësinë dhe mjeshtërinë e pasimit final.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)