Kupa e Mbretit konfirmoi momentin e vështirë të Realit të Madridit. Pas shkarkimit të trajnerit Xabi Alonso dhe emërimit në stol të Arbeloa-s, “Los Blancos” u eliminuan nga turneu.
Surpriza e madhe u realizua nga modestët e Albacete-s. Skuadra e cila po lufton që të mbijetojë në Ligën e Dytë spanjolle, i mposhti me rezultatin 3-2. Një disfatë e rëndë për Realin, që shënon një fillim shumë negativ për epokën pas largimit të Alonsos.
Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Álvaro Arbeloa-s, trajneri i ri i vendosi që disa titullarë të qëndronin pushim. Mes tyre ishin Mbappé dhe Bellingham, ndërsa në fushë nga minuta e parë u aktivizua Vinicius Junior. Megjithatë, këto zgjedhje nuk dhanë rezultat.
Albacete kaloi në avantazh në minutën e 42-të me golin e Villar, ndërsa Reali barazoi në fund të pjesës së parë falë Mastantuono-s. Në pjesën e dytë protagonisti absolut ishte Betancor, i cili shënoi dy gola, në minutën e 82-të dhe në të 94-tën, duke vulosur eliminimin e madrilenëve. Rrjeta e Gonzalo Garcia në minutën e 91-të, që solli barazimin e përkohshëm 2-2, rezultoi e pamjaftueshme.
Me këtë humbje, Reali i Madridit eliminohet përpara kohe nga Kupa e Mbretit. Debutimi i Arbeloa-s në rol hyn në histori si një nga më zhgënjyesit gjatë viteve të fundit në klubin mbretëror.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti ka deklaruar se vetëm ai dhe një numër i vogël njerëzish e dinë gjendjen reale të bisedimeve me Iranin. Ai ka lënë të kuptohet se negociatat mund të jenë duke vazhduar, edhe pse publikisht duket sikur janë bllokuar.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se ka nisur aplikimet për 10 pozicione pune pranë misionit shqiptar në BE. Duket se e gjithë administrata shqiptare atje do të ndërrohet, duke nisur nga zv. shefi i misionit deri tek sekretarët.
Në sfidën ndaj Gaziantep, Kristjan Asllani ka dhënë një asist dhe ka realizuar një gol në pjesën e parë të ndeshjes së javës së 32-të të Superligës turke.
Kushtet atmosferike rrezikojnë gjithashtu debutimin e rregullave të reja, pasi në pistë të lagësht nuk do të lejohet përdorimi i funksionit “boost” për parakalime dhe do të ketë kufizime të forta në përdorimin e sistemit DRS për arsye sigurie.
Nëna e arbitres u ofendua dhe u shty, ndërsa babai, që ndërhyri për ta mbrojtur, u godit me grusht dhe mbeti i plagosur në buzë. Familja e saj u detyrua të strehohej në dhomat e zhveshjes.
Sipas mediave, drejtuesi i stolit ka kërkuar që “Los Blancos” të blejnë mbrojtësin e Benfica-s, Antonio Silva, i konsideruar një nga talentet më të mëdhenj të futbollit portugez.
Gjatë prillit bardheblutë kanë arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Gjatë takimit të shumëdiskutuar në “San Siro”, dizenjatori Rocchi ka përmendur një emër të caktuar, i cili është pjesë e klubit zikaltër. Ja për kë bëhet fjalë.
Irani siguroi kualifikimin, por pjesëmarrja e tij ka qenë në diskutim pas tensioneve ndërkombëtare dhe kërkesës së Teheranit për të zhvendosur ndeshjet jashtë territorit amerikan, kërkesë e refuzuar nga FIFA.
Pas dy vitesh larg futbollit profesionist, ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, mund të rikthehet sërish në “Santiago Bernabéu”, këtë herë në një rol drejtues jashtë fushës.
Debati mbi situatën e arbitrimit në futbollin italian vijon të ndizet, ndërsa ish-presidenti i Inter Milan, Massimo Moratti, ka minimizuar zhvillimet e fundit, duke i cilësuar ato larg përmasave të skandalit të Calciopolit.
Komente (0)