Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një deklaratë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në Ukrainë, duke rikthyer në qendër të debatit rolin e sportit përballë luftës dhe agresionit politik.
Një deklaratë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në Ukrainë, duke rikthyer në qendër të debatit rolin e sportit përballë luftës dhe agresionit politik.
Infantino u përball me kritika pasi deklaroi se dëshiron t’i japë fund ndalimit të Rusisë nga garat ndërkombëtare të futbollit, një masë e vendosur nga FIFA dhe UEFA pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Sipas tij, ndalimi “nuk ka arritur asgjë” dhe ka krijuar vetëm “më shumë frustrim dhe urrejtje”, duke shtuar se futbolli nuk duhet të ndëshkojë vendet për veprimet e liderëve të tyre politikë.
Reagimi më i ashpër erdhi nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrij Sibiha, i cili e cilësoi Infantinon se bëri një deklaratë pa moral, duke theksuar se qindra fëmijë ukrainas nuk do të kenë më kurrë mundësi të luajnë futboll pasi janë vrarë nga agresioni rus. Ai paralajmëroi se historia do ta kujtojë këtë qasje si një “turp të përmasave botërore”.
Edhe ministri ukrainas i Sportit, Matvij Bidnij, kritikoi ashpër qëndrimin e kreut të FIFA-s, duke e quajtur atë të shkëputur nga realiteti tragjik i luftës. Ai solli shembuj konkretë të sportistëve të rinj ukrainas që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse.
Federata e Futbollit e Ukrainës i bëri thirrje FIFA-s të mos ndryshojë qëndrim për aq kohë sa lufta vazhdon, duke theksuar se përjashtimi i Rusisë mbetet një formë e rëndësishme presioni ndërkombëtar.
Sulmuesi i Kombëtares kthehet te Sivasspor në Ligën e Parë turke pas aventurës 6-mujore në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:50 46 min më parë03.02.2026.
Autori
Detajet e ceremonisë hapëse të Olimpiadës Dimërore, për herë të parë në histori do të zhvillohet paralelisht nga dy lokacione të ndryshme.
18:01 1 h më parë03.02.2026.
Autori
Mënyra dhe shpejtësia me të cilën Elazigspor i kreu transferimet në vitin 2019, e bëjnë këtë rast pothuajse unik në botë.
16:47 2 h më parë03.02.2026.
Autori
Nicolas Giani, ish lojtar i njohur i Interit është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçari.
16:17 3 h më parë03.02.2026.
Autori
Udinese ka regjistruar dy fitore radhazi në Serie A për herë të parë që nga muaji shtator, pasi mposhti minimalisht 1-0 Romën në një ndeshje të luftuar fort në “Dacia Arena”.
23:02 20 h më parë02.02.2026.
AutoriFutbolli në zi për humbjen e Ioan Evans, një sulmues i ekipit uellsian Afan Lido, i cili ndërroi jetë tragjikisht në moshën e re 25 vjeçare.
17:30 1 ditë më parë02.02.2026.
Autori
Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur të mungojë në ndeshjen e radhës së Al Nassr kundër Al-Riyadh, si shenjë e revoltës së tij për investimet e munguara në merkaton e dimrit.
13:30 1 ditë më parë02.02.2026.
Autori
Carlos Alcaraz fitoi finale pulsuese të Australian Open për t'u bërë lojtari më i ri që kompleton një Grand Slam në karrierë, duke i dhënë fund përpjekjes së fundit të Novak Djokovic për të fituar titullin e 25-të të madh.
17:01 2 ditë më parë01.02.2026.
AutoriCarlos Alcaraz ka fituar trofeun e parë të Australian Open në karrierën e tij, duke mposhtur në finale, legjendën e tenisit, serbin Novak Djokoviç.
13:25 2 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Komente (0)