Merr 488 mijë paundë në ditë! Pse Ronaldo nisi protestën në Arabinë Saudite?

Cristiano Ronaldo, futbollisti më i pasur në botë, ka shkaktuar habi dhe polemika pasi raportohet se ka nisur një protestë përpara ndeshjes së Al-Nassr kundër rivalëve lokalë Al-Riyadh në kampionatin saudit.

Burimi: Daily Mail

03.02.2026. 22:15

Merr 488 mijë paundë në ditë! Pse Ronaldo nisi protestën në Arabinë Saudite?

Cristiano Ronaldo, futbollisti më i pasur në botë, ka shkaktuar habi dhe polemika pasi raportohet se ka nisur një protestë përpara ndeshjes së Al-Nassr kundër rivalëve lokalë Al-Riyadh në kampionatin saudit. Edhe pse përfiton rreth 3.4 milionë paund në javë, ylli portugez duket se është i pakënaqur me drejtimin sportiv të klubit.

Sipas mediave portugeze, Ronaldo është i zemëruar me mungesën e ambicies së Al-Nassr në tregun e transferimeve, veçanërisht kur rivalët kryesorë vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha. Ai ka kritikuar drejtpërdrejt Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite, i cili zotëron 75 për qind të Al-Nassr, por edhe klube si Al-Hilal, Al-Ittihad dhe Al-Ahli.

40-vjeçari beson se Al-Hilal është favorizuar ndjeshëm në përforcime, ndërsa klubi i tij është lënë pas dore. Kjo vjen në një periudhë ku Al-Nassr ndodhet tre pikë pas Al-Hilal në renditje dhe ka shtuar vetëm një lojtar të ri në janar, mesfushorin e ri irakian Haydeer Abdulkareem. Ndërkohë, Al-Hilal ka shpenzuar rreth 28 milionë paund dhe është në bisedime për emra të tjerë të mëdhenj, përfshirë Karim Benzema.

Që nga transferimi historik i Ronaldos në janar 2023, Al-Hilal ka shpenzuar rreth 540 milionë paund në transferta, krahasuar me rreth 350 milionë të Al-Nassr. Pavarësisht jetës luksoze jashtë fushës, Ronaldo ende nuk ka fituar asnjë trofe vendas në Arabinë Saudite, dhe frika se aventura e tij mund të përfundojë pa tituj duket se po ushqen pakënaqësinë e tij në klub.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)