I ngelin vetëm këpucët, vidhet statuja në bronz e legjendës britanike të boksit

Statuja në bronz e boksierit legjendar britanik Teddy Baldock është prerë dhe vjedhur nga Langdon Park, në lindje të Londrës. Baldock, i njohur si “Krenaria e Poplarit”, u bë kampioni më i ri botëror i boksit në Britani në vitin 1927, kur fitoi titullin e peshës “bantam” në moshën vetëm 19-vjeçare.

Burimi: Daily Mail

03.02.2026. 22:05

Vjedhja është dënuar ashpër nga nipi i tij, Martin Sax, i cili udhëhoqi fushatën për ngritjen e monumentit dhe mblodhi rreth 100 mijë paund për realizimin e tij në vitin 2014. Ai u shpreh i tronditur, duke theksuar se hajdutët kanë lënë pas vetëm çizmet metalike të statujës dhe duke i quajtur autorët “pa ndërgjegje”, të interesuar vetëm për vlerën e skrapit.

Sax ka apeluar publikisht për ndihmë në gjetjen e statujës, megjithëse shpreh frikën se ajo mund të jetë shkrirë tashmë. Ai tha se tregtarët e skrapit janë vënë në dijeni për të qenë vigjilentë ndaj çdo sasie bronzi të dyshimtë.

Policia Metropolitane ka nisur hetimet, ndërsa Bashkia e Tower Hamlets ka deklaruar se po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)