Klubet që kanë investuar më tepër, befasi në merkaton e dimrit

Në vendin e parë nuk mund të ishte askush tjetër përveç Manchester City, surpriza nga podium deri në “Top 10”.

04.02.2026. 18:02

Klubet që kanë investuar më tepër, befasi në merkaton e dimrit

Në përfundim të merkatos së dimrit, janë zbuluar edhe skuadrat që kanë shpenzuar më shumë. Sipas përllogaritjes, janë marrë parasysh vetëm shpenzimet totale, pa llogaritur bilancin mes blerjeve dhe shitjeve.

Gjithashtu në këtë klasifikim special janë përfshirë edhe blerjet përfundimtare. Në vendin e parë nuk mund të ishte askush tjetër përveç Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës shpenzoi plot 95 milionë euro në merkato.

Surpriza vjen nga vendi i dytë, me arabët e Al Hilal që blenë Karim Benzema, teksa në total kanë shpenzuar mbi 91,7 milionë euro. Podiumi plotësohet nga një tjetër befasi, Crystal Palace, që pozicionohet në vendin e tretë me 89,7 milionë euro.

“Top 10” plotësohet nga Liverpool (63,6 milionë euro), Tottenham (55 milionë euro), West Ham (54,3 milionë), Flamengo (53,7 milionë), Bournemouth (42 milionë), Atletico Madrid (38 milionë) dhe Fenerbahce (37 milionë euro).

Mes skuadrave italiane spikat Lazio, e cila renditet në vendin e 11-të me 36,55 milionë euro të investuara. Pas saj vjen Napoli, në vendin e 14-të me 31,5 milionë euro, ndërsa Roma pozicionohet në vendin e 19-të me 24 milionë euro investime në merkato.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)