Egnatia i jep fund krizës, fiton në Vlorë

Një fitore minimale, por me peshë të madhe, i ka dhënë fund krizës së rezultateve për Egnatian në kampionat.

06.02.2026. 22:42

Egnatia i jep fund krizës, fiton në Vlorë

Një fitore minimale, por me peshë të madhe, i ka dhënë fund krizës së rezultateve për Egnatian në kampionat. Skuadra e Rrogozhinës u largua me tri pikë të arta nga Vlora, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-0, në një ndeshje ku protagonisti absolut ishte portieri Dajsinani.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe pa gola, Egnatia gjeti avantazhin në minutën e 47-të, kur Bakajoko realizoi me kokë pas një harkimi të saktë nga e djathta. Goli ndryshoi rrjedhën e takimit, me miqtë që u tërhoqën thellë në mbrojtje për të administruar rezultatin.

Flamurtari ushtroi presion të vazhdueshëm, duke krijuar disa raste të pastra shënimi, por u përball me një Dajsinani në formë të jashtëzakonshme. Portieri i Egnatias reagoi në mënyrë vendimtare në disa momente kyçe, duke ruajtur portën të paprekur deri në fund.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)