Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Këlliçi: U rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka nxitur reagime të forta politike nga opozita.

06.02.2026. 22:20

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Këlliçi: U rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka nxitur reagime të forta politike nga opozita. Pas rrëzimit të kërkesës së kryeministrit Edi Rama dhe lënies në fuqi të pezullimit të Ballukut nga funksionet publike, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment kyç për drejtësinë dhe jetën politike në vend.

Në një deklaratë, Këlliçi u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë, të cilën ai e quajti “më të korruptuarën në Europë”. Sipas tij, gjykata nuk arriti të “mbrojë” Belinda Ballukun, duke ia atribuar këtë reagimit qytetar, qëndrimit të opozitës dhe presionit ndërkombëtar.

Këlliçi theksoi se kryeministri Rama, pas përpjekjeve për të mbrojtur ministren, tashmë ndodhet politikisht “në bankën e të akuzuarve”. Ai e cilësoi vendimin e Kushtetueses si një hap, megjithëse të vonuar, drejt drejtësisë.

Deputeti demokrat paralajmëroi se nëse Parlamenti rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, opozita dhe qytetarët do të reagojnë fuqishëm, duke bërë thirrje për mobilizim më 10 shkurt në Bulevard.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)